INDUSTRIA E QELQIT


INDUSTRIA E QELQIT
✤ Degë e ind. së lehtë që merret me prodhimin e ambalazheve, të xhamit, të artikujve shtëpiakë, artistikë, teknikë, kimiko-laboratorikë, të leshit të xhamit dhe artikujve të tjerë prej qelqi. I. e Q. në vend u ngrit tërësisht pas Çlirimit. Fabrika e parë e qelqit u ngrit në Korçë më 1954, më pas u ngritën edhe tri fabrika të tjera të reja: në Kavajë, në Tiranë dhe fabrika e llambave elektrike në Vlorë. Përdoren lëndë të para vendi, si rërë kuarcore, sodë e kalcinuar, dolomit etj. Prodhohen disa lloje qelqesh e qindra artikuj. Teknologjia përfshin automate për formimin e ambalazheve, xhamit, poçeve të llambës e tubave, pajisje automatike për kontrollin e proceseve teknologjike etj. Më 1982 kundrejt v. 1975 artikujt e konsumit të gjërë janë rritur 26%. Në-të ardhmen do të ngrihen fabrika të tjera dhe do të prodhohen lloje të reja qelqi, si qelq kristal, qelq elektroteknik etj.

(Dh. Bezh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria E Qelqit


[cite]