INSPEKTORATI I PAJISJEVE NËN PRESION


INSPEKTORATI I PAJISJEVE NËN PRESION
✤ Organ në varësi të Ministrisë së Industrisë dhe të Minierave, që merret me kontrollin e masave të sigurimit teknik për pajisjet nën presion. Është krijuar më 1954 dhe në fillim është marrë me kontrollin, shfrytëzimin dhe sigurimin teknik në punë të gjeneratorëve të avullit (kaldajave). Pas vitit 1964 I. i P. nën P. kontrollon periodikisht të gjitha pajisjet dhe enët që punonjë në mjedise të ndryshme nën presion për të siguruar zhatimin e kushteve teknike të shfrytëzimit të tyre në përputhje me rregulloret e veçanta dhe normat në fuqi. Nëpërmjet inspektorëve të zonave të veçanta kryen kontrollin e prodhimeve dhe instalimeve të reja, që kanë pajisje dhe enë që punojnë nën presion. Organizon ekspertiza të sigurimit teknik në këtë fushë, arejton kualifikimin e inspektorëve zonalë, jep aëshmi kualifikimi për të gjithë punonjësit që merren me përdorimin e pajisjeve dhe enëve që punojnë nën presion dhe përhap përvojën e përparuar në këtë sektor.

(Ll.Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Inspektorati I Pajisjeve Nën Presion


[cite]