INSTITUTI I HISTORISË DHE I GJUHËSISË


INSTITUTI I HISTORISË DHE I GJUHËSISË
✤ Institucion kërkimor-shkencor, që u krijua më 1955 me bashkimin e Sçksionit të gjuhësisë e të letërsisë dhe të Seksionit të historisë, të sociologjisë e të ekonomisë në Institutin e Shkencave (shih). Në gjirin e tij u ngritën 10 sektorë shkencorë (për arkeologjinë e historinë e lashtë, për historinë mesjetare, të re e të sotme, për historinë e arteve, për etnografinë, për leksikologjinë e leksikografinë, për gramatikën e dialektologjinë, për terminologjinë, për historinë e letërsisë, për folklorin), grupi i mbrojtjes e i restaurimit të monumenteye’ të kulturës dhe Muzeu Arkeologjik e Etnografik. Më 1957 u përfshi në Universitetin e Tiranës (shih). Botoi veprat kolektive «Historia e Shqvpërisë» (në dy vëllime) dhe «Historia e ieiërsisë shqipe» (në dy vëllime) dhe ndërmori punën për hartimin e gramatikës shkencore të shqipes dhe për fjalorin shpjegues të gjuhës së sotme shqipe. Më 1964 filloi botimin e dy organeve shkencore periodike (Studime historike, Studime filologjike) dhe të një organi periodik në gjuhë të huaja («Studia Albanica»). Organizoi Konferencën e parë (1962) dhe Konferëncën e dytë (1968) të studimeve albanologjike. Më 1967 botoi si projekt «Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe», i pari projekt i drejtshkrimit të njësuar që u diskutua gjerësisht dhe shërbeu si bazë për Kongresin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe (shih). Më 1963 mbi bazën e Sektorit të Folklorit që doli nga gjiri i I.H. e i Gj. u krijua Instituti i Folklorit. Më 1972 I.H. e i Gj. u nda në dy institute, — Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë dhe Instituti i Historisë, të cilët, u përfshinë në Akademinë e Shkencave.

(An. K.—Xh. Ll.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Historisë Dhe I Gjuhësisë


[cite]