INSTITUTI I LARTË I ARTEVE


INSTITUTI I LARTË I ARTEVE
✤ Institucioni më i lartë arsimor për përgatitjen e artistëve krijues e ekzekutues në fushat e muzikës, arteve figurative dhe teatrit. U krijua më 1966 me bashkimin e Shkollës së Lartë për Aktorë «Aleksandër Moisiu* (krijuar më 1959), të Institutit të Arteve Figurative (krijuar më 1960) dhe të Konservatorit (krijuar më 1962). Ka tri degë me katedrat përkatëse të profileve të ndryshme. Dega e muzikës: përgatit instrumentistë, këngëtarë, dirigjentë e kompozitorë; dega ‘e teatrit: aktorë, regjisorë dhe koreografë për teatër, estradë, kinematografi, televizion etj; dega e arteve figurative: skulp.torë, piktorë e grafistë të arteve monumentale e të kavaletit dhe të arteve të zbatuara e dekorative. Mësimi mbështetet në parimet e metodës krijuese të realizmit socialist, në përvojën e artit shqiptar përparimtar e revolucionar, të traditës” së vjetër ~ e të re dhe të artit botëror klasik, realist e të përparuar.

(A. Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Lartë I Arteve


[cite]