INSTITUTI I MONUMENTEVE TË KULTURËS


INSTITUTI I MONUMENTEVE TË KULTURËS
✤ Institucion kërkimor në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. U themelua më 1965 mbi bazën e Sektorit të restaurimit të monumenteve në Institutin e Historisë e Gjuhësisë të UT. Ka detyrë themelore gjurmimin, mbrojtjen, studimin dhe restaurimin e monumenteve të kulturës. Sipas llojeve të veprimtarisë ka pesë sektorë: i monumenteve të arkitekturës, i lidërtimeve popullore, i ndërtimeve bashkëkohore dhe qendrave muzeale, i monumenteve të artit dhe sektori i mbrojtjes dhe i dokumentacionit. Për kryerjen e punimeve ’restauruese janë ngritur degët e Tiranës, e Gjirokastrës, e Beratit dhe Atelietë e Korçës, Vlorës, Shkodrës, Peshkopisë dhe Durrësit. I.M.K. boton që më 1971 revistën Monumentet (shih). Një kolektiv autorësh të këtij Instituti ka hartuar maketin «PIistoria e Arkitekturës Shqiptare» (që prej fillimeve deri më 1912). I.M.K. është anëtar i Qendrës Ndërkombëtare për Studimin dhe Konservimin e Pasurive Kulturore (ICCROM) dhe mban lidhje me shumë institucione të huaja të kësaj fushe.

(A.M.—E.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Monumenteve Të Kulturës


[cite]