INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PKOJEKTIMEVE MEKANIKE


INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PKOJEKTIMEVE MEKANIKE
✤ (ISPM). Institucion kërkimor-shkencor dhe projektues në fushën e mekanikës, në varësi të Ministrisë së Industrisë e Minierave, i krijuar më 1969. Ka sektorët e teknologjisë mekanike, të konstruksioneve mekanike dhe të standartizimit të produkteve të industrisë mekanike. Në fushën e teknologj isë mekanike kryen studime për të zbatuar metoda më të përparuara, harton projekte për rikonstruksione, zgjerime dhe ngritje linjash, repartesh e uzinash të reja mekanike. Në fushën e konstruksioneve mekanike kryen studime dhe harton projekte makinerisb e pajisjesh të përdorimit të përgjithshëm, si makina ngritëse e transportuese; makina copëtuese, bluarëse e klasifikuese; makineri e pajisje teknike, hidraulike e pneumatike; pajisje që punojnë nën trysni etj., duke bërë edhe standardizimin, tipizimin dhe njësimin e tyre. Instituti harton edhe standardet bazë të konstruksioneve bhe të teknologjisë mekanike. Drejton nga ana metodike-shkencore byrotë teknologjike dhe ato të konstruksioneve të uzinave e ofiçinave mekanike dhe të ndërmarrjeve të tjera të mëdha industriale të vendit. Ka hartuar projekte teknologjike të disa uzinave mekanike që janë ngritur zne forcat tona, si Uzina e pjesëve të ndërrimit për industrinë tekstile, Uzina e instrumenteve abrazive etj. Ka projektuar makineri dhe pajisje për një sërë veprash industriale, sidomos për fabrikat e pasurimit të mineraleve të dobishme.

(Ll. Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Studimeve Dhe I Pkojektimeve Mekanike


[cite]