INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE TEKNOLOGJIKE TË MINERALEVË


INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE TEKNOLOGJIKE TË MINERALEVË
✤ (ISPTM). Institucion kërkirnor shkencor në varësi të Ministrisë së Industrisë e Minierave për studime. e projektime në fushën e teknologjisë së mineraleve, kryesisht për pasurimin e tyre. U ngrit. më 1973 mbi bazën e sektorit teknologjik pranë ISPGJ (shih). ISPTM kryen studime dhe eksperimentime teknologjike për përpunimin e lëndëve të para minerale, për gjetjen e rrugëve optimale të shfrytëzimit racional, kompleks dhe me efektivitet ekonomik të tyre dhe projekton objektet përkatëse, si fabrika dhe impiante pasurimi. ISPTM ka sektorin e projektimeve teknologjike, sektorin e projektimeve të ndërtimeve dhe sektorin analitik. Ka kryer studime dhe ka zgjidhur teknologjinë e pasurimit të xeherorëve të bakrit, kromit, hekurit etj. si dhe të qymyrit e fosforiteve, duke projektuar tërësisht fabrikat e pasurimit në Fushë-Arrëz, Kalimash, Rrëshen, Rehovë etj. (R.A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Studimeve Dhe I Projektimeve Teknologjike Të Mineralevë


[cite]