INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE TEKNOLOGJIKE TË NAFTËS E GAZIT


INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE TEKNOLOGJIKE TË NAFTËS E GAZIT
✤ (ISPTNG). Institncion kërkimor shkencor në varësi të Ministrisë së Energjetikës, i krijuar më 1981 mbi bazën e sektorëve dhe kabineteve studimore për çështje të teknologjisë së shpimit dhe të nxjerrjes e përpunimit të naftës, që funksiononin pranë Institutit të Naftës. ISPTNG merret me studimin dhe zbatimin e teknologjisë së shpimit të puseve, të nxjerrjes, grumbullimit, transportit dhe përpunimit të naftës e të gazit, si dhe të nxjerrjes së bitumit nga rërat bituminoze. Instituti bën edhe projektet përkatëse për zbatimin industrial të studimeve që kryen. Ka sektorë, kabinete dhe laboratore që merren me studimin dhe përcaktimin e parametrave fizikë, kimikë dhe reologjikë të shkënibinjve sedimentarë dhe të fluideve që përmbajnë ata, të lëngjeve larëse, të tretësirave ujore dhe të çimentos që përdoren në shpirnin e puseve; kabinete të metodave të veprimit në shtresë që përdoren për rritjen e koeficientit të naftë-gazdhënies etj. Instituti ka gjithashtu kabinete të specializuara për projektimin e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës dhe të gazit, për projektimin e shpimit të puseve, si dhe për projektimin e pajisjeve sipërfaqësore dhe atyre të thellësisë që përdoren në ind. e naftës. Vendburimet e naftës dhe të gazit të zbuluara në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit shfrytëzohen në bazë të projekteve të plota të përpiluara nga sektorët e veçantë të studimeve të teknologjisë së naftës, që sot janë në përbërje të këtij instituti. Boton revistën Nafta dhe Gazi (shih).

(R.Re.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Studimeve Dhe I Projektimeve Teknologjike Të Naftës E Gazit


[cite]