INSTITUTI I STUDIMEVE MARKSISTE-LENINISTE PRANË KOMITETIT QENDROR TË PPSH


INSTITUTI I STUDIMEVE MARKSISTE-LENINISTE PRANË KOMITETIT QENDROR TË PPSH
✤ Qendër e rëndësishme studimore teorike për përgjithësimin e vijës politike, ideologjike, ekonomike dhe organizative të Partisë dhe të luftës së masave punonjëse gjatë Luftës ANÇ dhe për ndërtimin e plotë të shoqërisë socialiste, për studimin e problemeve të lëvizjes komuniste e punëtore ndërkombëtare dhe të luftës kundër revizionizmit modern. U krijua si Institut i Historisë së PPSH më 1956 dhe më 23 shkurt 1966, u shndërrua në I. të S.M.L. Nga I. i S.M.L. në vitin 1968 u hotua Historia e PPSH, vepër e rëndësishme teorike-shkencore. Nën drejtimin e tij janë organizuar dy konferenca kombëtare për studimet shoqërore (1969, 1972), Konferenca shkencore për problemet e Kushtetutës (shkurt 1976), sesionet shkencore për luftën e klasave (korrik 1977), sesioni shkencor për probleme të zhvillimit të sotëm botëror (tetor 1978), Konferenca shkencore për probleme të zhvillimit të ekonomisë në pesëvjeçarin e shtatë (prill 1983), sesioni shkencor për revizionizmin sovjetik dhe lufta e PPSH për demaskimin e tij (nëntor 1983). Në vitin 1968, nën kujdesin e I. të S.M.L. fiHoi botimi i Veprave të shokut Enver Hoxha dhe i Dokumenteve Kryesore të PPSH.

(J.S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Studimeve Marksiste-Leniniste Pranë Komitetit Qendror Të Ppsh


[cite]