INSTITUTI I STUDIMEYE DHE I TEKNOLOGJISË NË NDËRTIM


INSTITUTI I STUDIMEYE DHE I TEKNOLOGJISË NË NDËRTIM
✤ (ISTN). Institucion studimor e projektues në fushën e teknologjisë së prodhimit të materialeve të ndërtimit, në varësi të Ministrisë së Ndërtimit. U krijua më 1979. Bërthama e tij e parë (1948) ka qenë laboratori i ndërmarrjes së ndërtimit të Kombinatit të tekstileve «Stalin», i cili më 1949 u kthye në laborator qendror të Ministrisë së Ndërtimit, që nië 1969 hyri në përbërjen e Institutit të Studimeve e Kërkimeve në Ndërtim. ISTN merret edhe me mekanizimin e proceseve të punës në ndërtim, me studime e kërkime laboratorike dhe me eksperimentimin shkencor të konstruksioneve ndërtimore, me hartimin e kushteve teknike të zhatimit të tyre dhe me përgjithësimin e përvojës në ndërtim. Harton dhe boton edhe projektet teknologjike të pajisjeve e makinerive ndërtimore. Ndër studimet kryesore të kryera në ISTN janë ai për rikonstruksionin e fabrikave të tullave, për përqendrimin e prodhimit të materialeve inerte, për përqëndrimin e prodhimit të gurit, për projektin teknologjik të fabrikës së tullave në Lushnjë, për kushtet teknike të zbatimit për punimet e ndërtimit e të montimit, studimi për mekanizimin e transportit vertikal e horizontal në ndërtimin e veprave, etj.

(R. Mi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Studimeye Dhe I Teknologjisë Në Ndërtim


[cite]