INSTITUTI I STUDIMIT TË TOKAVE


INSTITUTI I STUDIMIT TË TOKAVE
✤ Institucion kërkimor shkencor qendror në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, i specializuar për studimin e tokave. U ngrit në vitin 1971. Më 1954, pranë katedrës së pedologjisë në Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës u krijua ekspedita pedologjike, e cila deri më 1960 kreu detyrat për përcaktimin e tipave e të nëntipave të njësive më të vogla taksonomike të tokave te brezave të ndryshëm tokësorë dhe për përgatitjen e hartave pedologjike. Më 1971-1973 nën drejtimin metodik të I. të S. të T. në bashkëpunim me laboratbrët e tokave të rretheve dhe specialistët e ekonomive bujqësore u krye aksioni i madh kombëtar për studimin pedologjik e agrokimik të tokave. Instituti zhvillon punë studimore eksperimentale në zona të veçanta ekologj ike-tokësore për problemet e punimit, kullimit, ujitjes, plehërimit organo-mineral, të kulturave bujqësore, për rritjen e pjellorisë së tokave të kripura, acide, magneziale, ranore, gurishtore e me përbërje të rëndë mekanike, për sistemimin dhe mbrojtjen e tokës nga gërryerja, për përdorimin e gjurmuesve radioaktivë etj. Ka hartuar nja sërë udhëzuesish teknikë që zbatohen në prodhim. Instituti kryen rilevime për përgatitjen e hartave topografike në shkallë 1:5000 dhe 1:10000, gjithashtu drejton metodikisht punën e laboratorëve të tokave të rretheve.

(R.Ga.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Studimit Të Tokave


[cite]