INSTITUTI KËRKIMOR I HIGJIENËS EPIDEMIOLOGJISË DHE I PRODHIMEVEIMUNOBIO-LOGJIKE


INSTITUTI KËRKIMOR I HIGJIENËS EPIDEMIOLOGJISË DHE I PRODHIMEVEIMUNOBIO-LOGJIKE
✤ Institucion kombëtar profilaktik kërkimor-shkencor në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Merret me studimin e kushteve higjieno-sanitare të vendit dhe përcaktimin e masave për përmirësimin e tyre, me studimin e gjendjes epidemiologjike të sëmundjeve ngjitëse të vendit dhe përpunimin e masave për paranda’iimin e luftimin e tyre, si dhe me prodhimin e vaksinave e të preparateve të tjera imunobiologjike që përdoren për parandalimin, mjekimin dhe diagnozën e sëmundjeve ngjitëse. ‘Është themeluar më 1969 nga bashkimi i Laboratorit qendror të kërkimeve e të prodhimeve bakteriologjike dhe i Laboratorit qendror të higjienës. Sot ka tre sektorë: i higjienës me reparte të higjienës komunale, ushqimore, të punës dhe të fëmijëve, i epidemiologjisë me reparte të sëmundjeve bakterike, parazitare e virale, dhe i prodhimit me reparte për prodhimin e vaksinave, serumeve e preparateve të tjera. Instituti është qendër udhëzuese, ‘metodike dhe teknike për të gjitha institucionet e shërbimit të higjienës e të epidemiologjisë të vendit. Boton revistën Buletini i higjienës dhe epidemiologjisë. Ndër problemet më të rëndësishme është mbrojtja e mjedisit nga ndotjet, etj.

(T.C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti Kërkimor I Higjienës Epidemiologjisë Dhe I Prodhimeveimunobio-Logjike


[cite]