INSTITUTI PËR SËMUNDJET E MUSHKËRIVE
✤ Institucion kërkimor-shkencor dhe shëndetësor, i specializuar për diagnostikimin, mjekimin e profilaksinë e të sëmurëve me sëmundje të ndryshme të mushkërive, duke përfshirë edhe tuberkulozin. U themelua më 1962 si Institut për luftën kundër tuberkulozit mbi bazën e Sanatoriumit të Tiranës (ngritur më 1948). Ai organizon dhe drejton luftën kundër sëmundjeve të mushkërive dhe tuberkulozit në vendin tonë dhe është qendër metodologjike për thellimin e mëtejshëm të profilaksisë, për diagnostikimin e mjekimin. Ndihmon në përgatitjen e kualifikimin e mëtejshëm të kuadrit. Ka kabinete radiologjike, bronkologjike, laboratorike, të hulumtimeve funksionale të frymëmarrjes, bllokun e operacioneve, reanimacionin etj. Bashkëpunon me sanatoriumet e tjera dhe me dispanseritë kundra tuberkulozit.
(H.Ço.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Instituti Për Sëmundjet E Mushkërive
[cite]