INSTITUTI TOPOGRAFIK I USHTRISË


INSTITUTI TOPOGRAFIK I USHTRISË
✤ Institucion kërkimor-shkencor e prodhues i ushtrisë për studimin dhe kryerjen e punimeve astronomo-gjeodezike, topografike, fotogrametrike e hartografike. Është krijuar në vitin 1975 mbi bazën e reparteve speciale topogjeodezike e hartografike të Shtabit të Përgjithshëm, për të vënë në baza më të shëndosha shkencore përgatitjen topogjeodezike të vendit. Detyra themelore e I.T. të U. është përgatitja e gjithanshme topogjeodezike e vendit për mbrojtjen sipas kërkesave të Artit ushtarak të luftës popullore. Në I.T. të U. janë përqendruar të gjitha llojet e punimeve topogjeodezike e hartografike me karakter shtetëror. Për shfrytëzim të ndërsjellë të punimeve I.T. i U. bashkëpunon me entet e institucionet e ekonomisë. (L.A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti Topografik I Ushtrisë


[cite]