INTELIGJENCIA POPULLORE
✤ Shtresë e veçantë e shoqërisë socialiste ku bëjnë pjesë të gjithë ata njerëz që merren kryesisht me punë mendore dhe që kanë një kualifikim relativisht të iartë, të cilët vijnë në pjesën dërrmuese nga klasa punëtore, fshatarësia kooperativiste dhe shtresat e tjera punonjëse. Inteligjencia si shtresë e veçantë e shoqërisë do të ruhet deri në shoqërinë komuniste. I.P. është krijuar në vitet e pushtetit popullor. Në radhët e I.P. përfshihet edhe inteligjencia që shoqëria socialiste trashëgon nga rendi i vjetër feudalo-borgjez dhe që, në kushtet e prapambetjes së thellë ekonomike e social-kulturore të vendit tonë, ka qenë fare pak e zhvilluar. Kjo inteligjencie, me përjashtim të elementëve reaksionarë dhe armiq të socializmit, që vinin nga klasa e feudalëve dhe e borgjezisë, në përgjithësi përqafoi vijën e Partisë dhe u vu plotësisht në shërbim të ndërtimit socialist. Në këtë proces ajo u riedukua dhe u shkri me inteligj encien e re popullore. I.P. i shërben klasës punëtore dhe popullit punonjës në luftën për ndërtimin e socializmit dhe fuqizimin e mbrojtjes së atdheut, ajo është edukuar me ideologjinë e klasës punëtore, me mësimet e Partisë dhe të shokut Enver Hoxha. I.P. luan një rol të rëndësishëm në organizimin e drejtimin e prodhimit, në zhvillimin e letërsisë, të arteve, të kulturës e shkencës, në edukimin ideologjilc e politik, në ngritjen arsimore e kulturore të masave punonjëse. Tipare dalluese të I.P. janë besnikëria e theUë ndaj popullit, Partisë e socializmit; qëndrimi revolucionar dhe ndërgjegjja e lartë socialiste në tërë veprimtarinë e saj; lidhja e ngushtë me punëtorët e fshatarët, me popullin; patriotizmi : flaktë; papajtueshmëria me shfaqjet e huaja borgj ezo-revizioniste.
Krijimi i armatës së madhe të I.P. dhe mobilizimi i gjithë forcave mendore e fizike të saj në shërbim të ndërtimit socialist dhe të mbrojtjes së atdheut përbën një fitore të rëndësishme të politikës së drejtë e largpamëse të PPSH. Sot në RPS të Shqipërisë punojnë në të gjitha fushat mbi 56.000 kuadro të lartë, shumica dërrmuese e të cilëve janë përgatitur në Universitetin e Tiranës dhe në shkollat e tjera rë larta të vendit. PPSH ka treguar e tregon një kujdes të vazhdueshëm për rritjen numerike të I.P. sipas nevojave që i dalin zhvillimit ekonomik e social-kulturor të vendit, për edukimin e shëndoshë dhe kalitjen revolucionare, për kuakfikimin e specializimin sipas kërkesave të stadit rë tanishëm të ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste, për ta mbajtur atë kurdoherë të shënaoshë e të pastër nga çdo ndikim borgjezo-revfzionist, në luftë me teknokratizmin, intelektualizmin dhe .me teorizimet borgjezo-revizioniste në lidhje me vendin e rolin e inteligjencies. Veçanërisht të rëndësishme janë në këtë drejtim masat që janë marrë nga PPSH dhe pushteti popullor për la lidhur ngushtë inteligjencien me punën prodhuese dhe me gjithë jetën politiko-shoqërore të vendit, për ta lidhur përherë e sa më ngushtë I.P. me klasën punëtore e fshatarësinë kooperativiste, me popullin punonjës.
(M.Sh)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Inteligjencia Popullore