Isapostujt

(greqisht: ισαπόστολος) Isapostujt quhen të tillë sepse kisha i nderon në të njëjtën mënyrë siç nderon edhe apostujt. Isapostujt janë: Shën Fotini Samaritania, e cila kremtohet më 26 shkurt; Shën Magdalena Mirafore, që festohet më 22 korrik; Shën Konstandini dhe Elena, të cilët kremtohen më 21 maj; Shën Thekla, e cila kremtohet më 24 shtator; Shenjtorët Kiril dhe Metod, të cilët festohen më 11 maj dhe Shën Kozmai i Etolisë, që kremtohet më 24 gusht.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]