Isidori i Sevilies

Isidori i Sevilies

(greqisht: Ισίδωρος) Isidori i Sevilies (560-636) ka qenë shkrimtari i fundit i Perëndimit për periudhën e tretë të Literaturës së Etërve. Isidori ka lindur në vitin 560 në Karcedonë. Gjatë mesjetës librat e tij qenë të detyrueshme nëpër shkolla. Rreth viteve 600 u bë episkop i Seviljes. Në vitin 619 kryesoi Sinodin e Seviljes dhe më 633 atë të Toledos. Isidori i Seviljes u mor seriozisht me çështjet liturgjike. Ai fjeti në vitin 636 dhe kujtimi i tij kremtohet në Perëndim më 4 prill. Me Isidorin e Seviljes përfundon Literatura e Etërve Perëndimorë. Shkrimet: 1) Libri i Etimologjive (Etymologiae) ose (Origines) në 20 libra. Bëhet fjalë për Enciklopedinë e famshme, e cila përfshin tema teologjike, fetare në përgjithësi, të natyrës shoqërore, si dhe çështje të jetës së përditshme. 2) Për burrat e shquar (De Viris Illustribus) ku flet për burrat e shquar spanjollë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Jacques Le Goff, Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar, Toena, Tiranë 1998, faqe 490.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]