ISHMI SHYQYRI


ISHMI SHYQYRI
✤ (1922-1942). Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Tivar në një familje patriote me origjinë nga Ishmi i Durrësit. Për arsye ekonomike la shkollën dhe punoi si punëtor elektricist, në shtypshkronjë etj. Mori pjesë me armë në rezistencën e 7 prillit 1939. U pranua në radhët e PKSH që me formimin e saj dhe u bë një nga militantët më aktivë. Anëtar që në fillim në njësitet guerile të Tiranës, mori pjesë në shumë aksione të rëndësishme dhe atentate të guximshme. U kap gjatë kryerjes së aksionit për diegien e shkollës italiane. Qëndroi heroikisht para torturave dhe para ekzekutimit me varje nga fashistët italianë e tradhtarët, më 22.10.1942.

(F.La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ishmi Shyqyri


[cite]