
ISHULLI I ZVËRNECIT
✤ Ishull i vogël prej disa hektarësh, brenda lagunës së Nartës (shih), përballë fshatit Zvërnec. Përbëhet prej ranorësh të molasës miocenike dhe është formuar nga fundosjet neotektonike, gjatë kuaternarit bashkë me gjirin e Vlorës. Është i pyllëzuar dendur me halorë (pishë, qipariz). Në ishull ndodhet një kishë bizantine e shekullit XIII-XIV dhe një manastir i shekullit XVIII, që janë shpallur monumente kulture.
(P-G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ishulli I Zvërnecit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "ISHULLI I ZVËRNECIT" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/ishulli-i-zv%c3%abrnecit