Isihazma

(greqisht: ησυχασμός) (heshtje, qetësi, rregullim i brendshëm) Tradita asketike me prejardhje murgjish (shek IV-V), që është organizuar si lëvizje e vërtetë shpirtërore e rilindjes ortodokse, me futjen e lutjes së Jizu Krishtit, si metodë për krijimin e paqes së brendshme, ku shpirti dëgjon dhe i hapet Zotit. Lutja e Jizu Krishtit përbëhet prej këtyre fjalëve: “Zoti i ynë, Jizu Krisht, bir i Zotit, më mëshiro mua mëkatarin. Themelues i vërtetë i isahazmit është Joani (+ 649). Isihazma krijon gjendje shpirtërore ku praktikohen vlerat prej të cilave më kryesore janë: pastrimi i zemrës, pendimi, në veçanti përmbajtja, durimi.

Besimi — Ortodoks

Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "Isihazma," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/isihazma.