ISOJA
✤ Tingull i zgjatur që mbahet nga një ose më shumë veta gjatë shoqërimit të këngëve popullore polifonike me 3 dhe 4 zëra. Në popullsinë e trevave polifonike, krahas termit I. përdoren edhe një varg emërtimesh të tjera, si: grupi që «mban zë», që «i mbushin» (mbushësit), që «zien», «mbajnë e», «mbajnë kaba» etj.

Në polifoninë vokale shqiptare, toni i I. përbën qendrën e gravitacionit modal dhe shfaqet në clisa mënyra: duke mbajtur një tingull të pandërprerë në zanoren «e»; duke mërmëritur apo belbëzuar fjalët e këngës; duke theksuar plotësisht dhe ritmikisht në mënyrë rrokjesore fjalët e vargut poetik, njëlloj si dhe këngëtarët solistë. Një lloj I. e thjeshtë dhe e dyfishtë e formës me ndërprerje, ndeshet edhe në muzikën e disa veglave me frymë, si te gajdja, bishnica etj. dhe të veglave me tela, si te sharkia, çiftelia, llauta etj.

(B.Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Isoja


[cite]