IVANAJ FRAN NDUE


IVANAJ FRAN NDUE
✤ (1944-1975). Luftëtar i vendosur për mbrojtjen e atdheut dhe të socializmit, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Mali i Rrencit të rrethit të Lezhës në një familje të varfër fshatare me ndjenja atdhetare. Mbasi kreu shkollën u emërua kapiten i anijes së peshkimit «Drini» (1969) dhe më pas i anijes «Islam Mustafa», u dallua si drejtues i zoti dhe punëtor i palodhur. Ra në krye të detyrës duke peshkuar në ujrat tona me anijen që komandonte nën plumbat e një anije ushtarake jugosllave, e cila u përpoq të rrëmbente anijen shqiptare së bashku me ekuipazhin, më 15.12.1975.

(A.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ivanaj Fran Ndue


[cite]