JAKOVA KOLË
✤ Dramaturg, poet dhe romancier. Lindi më 1916 në Shkodër, ku kreu snkollën filiore dhe të mesme, Mori pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Në këto vite bëri hapat e parë në letërsi; vjershat «Kënga e tre heronjve® dhe cShqiponja partizane» u kënduan si këngë kudo. Pas Çlirimit yijoi të shkruajë vepra poetike, ndër të cilat shquhet Heronjtë e Vigut (1953), ku sipas poetikës së folklorit, i këndoi heroizmit të partizanëve në luftën për çlirimin e atdheut. Fusha kryesore ku ka dhënë ndihmesë me vlerë është dramaturgjia. Në dramat Toka jonë (1954),), PerkOlgjinajt (1965), Lulet e shegës. (1970), Bashkë me agimin (1975), Lugajanët (1977) etj. tema kryesore janë ngjarje të lidhura me luftën kundër pushtuesit fashist dhe ndërtimin e jetës së re. Në veprën më të rëndësishme «Toka jonë», tregohet roli i madh i revolucionit popullor për fatin e njerëzve të thjeshtë, të shtypur dhe të nëpërkëmbur në regjimet antipopuilore. Në dramën Halili dhe Hajria (1949) autori pasqyroi trimërinë e luftëtarëve të Malësisë së Madhe në ndeshje me pushtuesit osmanë në shek. XVIII. Dramaturgjinë e K. J. e karakterizon. psikologjizmi, -fryma e , mprehtë dramatike, veprimi i ngjes’hur, dialogu i shkathët dhe i goditur. Ështa gjithashtu autor i romaneve Fshati midis ujërave, Përballë hekurave të kryqëzuara, Kulla buzë liqerdt.
(Ko. B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Jakova Kolë
[cite]