Java e madhe
Java e madhe Në secilën nga ditët e Javës së Madhe kisha jonë kremton ngjarje të shënuara për të gjithë krishterimin, të cilave u kushtohen edhe himnet e shenjta. Gjatë kësaj jave, përveç kreshmimit dhe lutjeve, të krishterët duhet të ndjekin edhe shërbesat e shenjta, gjatë të cilave lexohen ungjijtë, si dhe mjaft profeci nga Dhiata e Vjetër. Himnet dhe psallmet e këtyre shërbesave janë nga më të bukurat e himnografisë ortodokse.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Java e madhe" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/java-e-madhe