Jeruzalemit

Jeruzalemit Patriarkana e Jeruzalemit ka rreth 50,000 besimtarë. Me kanonin 7 të Sinodit I Ekumenik episkopi i Jeruzalemit u ngjit në rang Mitropoliti: “Peshkopi i Jeruzalemit vazhdon të ketë autoritet mbi këtë juridiksion”. Sinodi përbëhet nga 12 episkopë dhe 3 arkimandritë. Mitropolitë kryesore janë ato të Ptolemaidas, Nazaretit, Çezaresë, Petras, Skithopolit, Tavorit, Ierapolit, Gazës, Jopit, etj. Jeta e kësaj patriarkane ka qenë e vështirë. Baza e ortodoksisë ka qenë fondacioni Vëllazëria e Varrit të Shenjtë, i cili përbëhet nga 80 murgj. Ky fondacion ka lindur nga nevoja e mbrojtjes së vendeve të shenjta dhe për sigurimin e peligrinazheve kristiane. Fondacioni udhëheq veprimtarinë e Patriarkanës së Jeruzalemit. Patriarku zgjidhet nga gjiri i murgjve të fondacionit. Fondacioni administron 12 manastire në Jeruzalem dhe 18 në provinca, midis të cilëve Manastiri i Shën Kostandinit dhe Elenës që ndodhet pranë Varrit të Shenjtë. Kur themi vende të shenjta kuptojmë Kishën e Varrit të Shenjtë dhe Kishën e Lindjes së Krishtit në Betlehem. Patriku mban titullin: I Fortlumturi Patrik i Qytetit të Shenjtë Jeruzalem dhe i gjithë Palestinës, Sirisë, Arabisë, Perës së Jordanit, Kanës së Galilesë. Patrikët e Jeruzalemit deri në shekullin e shtatë kanë qenë: Jakovi, vëllai i Zotit (62), Simeoni i Kleopës (106-107), Justi (111), Filipi (111-134), Marku (134), Gaji (185), Narçizi (185-213), Aleksandri (213- 251), Mazavani (251-260), Imeneos (260-298), Zambdas (298-300), Ermi (300-314), Makari I (314-333), Maksimi (333-348), Kirili I (350-386), Joani II (386-471), Pravlio (417- 422), Juvenali (422-258), Anastasi I (458-478), Martiri (478-494), Ilia I (494-516), Joani III (516-524), Pjetri I (524-552), Eftiki (552-564), Makari II (564- 575), Joani IV (575-594), Amos (594-601), Isaku (601-609), Zaharia (609-632), Modesti (632-634), Sofroni I (634-638), Anastasi II (706).

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]