Joanitët

Ky urdhër e ka marrë emrin në vitin 1050, nga një spital i krijuar pranë kishës së Joan Pagëzorit, nga disa tregtarë nga qyteti i Amalfit në Itali. Spitali u shërbente pelegrinëve që shkelnin Vendet e Shenjta. Deri në vitin 1120 anëtarët e urdhërit, merreshin vetëm me përkujdesjen e të sëmurëve, por më vonë ata u angazhuan edhe në luftën ndaj myslimanëve. Anëtarët e këtij urdhëri, ndaheshin në tre kategori: kavalierët, priftërinjtë dhe infermierët. Me kalimin e kohës infermierët formuan një kongregacion me vete, atë të Llazaristëve, i cili pati shtrirje në gjithë Evropën. Uniforma e tyre ishte manteli i zi me një kryq të bardhë me tetë cepa, ndërsa në fushën e luftës mbanin një mantel të kuq me një kryq të bardhë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]