Judaizëm

(greqisht: ιουδαϊσμός) Judaizëm ka kuptimin feja e judenjve. E vetmja qendër adhuruese e judejve ishte Tempulli i Solomonit, ku çdo jude ishte i detyruar të ofronte flijime të ndryshme. Me kalimin e kohës, besimi se ata ishin populli i shenjtë që jetonte sipas Ligjit, i veçonte nga popujt e tjerë. Ata i kushtonin një vëmendje të madhe studimit të Ligjit, të cilin e komentonin. Kështu me kalimin e kohës Judaizmi ishte bërë feja e komentimit të Shkrimit të Shenjtë. Në Palestinë, mbas kthimit nga skllavëria babilonike, qendra e lutjes dhe mësimdhënies u bë Sinagoga. Në këtë të fundit të parët ishin priftërinjtë me në krye kryetarin e Sinagogës. Adhurimi zhvillohej simbas një tipikoje të caktuar: d.m.th. bëhej leximi i Ligjit dhe i profetëve, komentimi i tyre, predikimi, lutjet dhe bekimi. Pranë Sinagogave kishte zakonisht edhe shkolla, ku fëmijët mësonin Shkrimet dhe Traditën. Mbledhjet e adhurimit nëpër sinagoga bëheshin çdo të Shtunë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]