Judejtë

(greqisht: Ιουδαίοι) Judejtë ishin populli i vetëm monoteist i botës së vjetër. Monoteizmin e kishin në saje të Zbulesës Hyjnore dhe besonin se popullin e tyre do ta udhëhiqte Perëndia drejt një qëllimi të caktuar. Profetët i patën dhënë përmbajtje shpirtërore fesë dhe përpiqeshin ta përmbanin popullin nga idhujtaria. Palestina përfshinte Galilenë dhe Perenë, në anën e majtë të lumit Jordan, Samarinë dhe Judenë në jug me kryeqytet Jeruzalemin. Në vitin 63 p.K. Pompeu i Madh e pushtoi Jeruzalemin dhe kështu Palestina bëhet pjesë e Perandorisë Romake. Judejtë jetuan për një periudhë të gjatë kohe të lirë në shtetin e tyre. Në vitet 586 p.K. judejtë iu nënshtruan sulmeve të pushtuesve, Babilonasve, Persëve, Maqedonëve të Aleksandrit të Madh e të pasardhësve të tij. Mbas gjithë këtyre pushtimeve e peripecive, feja e tyre monoteiste mbeti si lidhja e vetme e popullit. Pas daljes së tyre nga skllavëria e Egjiptit, ata nuk kishin më mbret. Vendin e tij e zinte Kryeprifti i cili drejtonte popullin duke pasur rreth vetes 71 anëtarë me kompetenca ligjvënëse, qeverisëse si dhe të komentimit të ligjit. Sinedri nuk mund të vendoste vetëm për dënimin me vdekje.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]