JURIA
✤ Në shtetet kapitaliste: gjyqtarë joprofesionistë që marrin pjesë në gjykimet për veprat penale të rënda dhe zgjidhin çështjen e fajësisë ose pafajësisë (japin verdiktin). Në Shqipëri juria u vendos me «kanunin e zhurisë» të dt. 13.5.1913, që ishte akti i parë legjislativ në fushën e organizimit gjyqësor. Ky ligj ishte një nga hapat e parë drejt çlirimit nga legjislacioni otoman dhe shprehje e pavarësisë së vendit. J. u zbatua për herë të parë në Elbasan. Përbëhej nga 12 anëtarë, merrte pjesë në shqyrtimin e çështieve penale të rënda e zgjidhte çështjen e fajësisë së të pandehurit. Çështjet e tjera zgjidheshin nga gjyqtarët e rregullt. Si anëtarë të J. mund të zgjidheshin tregtarët, avokatët, arsimtarët, mjekët, farmacistët dhe personat që kishin mbaruar shkollën e mesme. J. u hoq me pranimin e Statutit Organik të Shqipërisë (10.7. .1914).

(G.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Juria


[cite]