Kanoni

(greqisht: κάνονας) Kanoni (masë, rregull, ligj) Kanunore Ka shumë kuptime: a) Kanoni i librit të shenjtë, apo lista e librave të pranuar nga kisha, që janë shkruar sipas shpirtit të shenjtë dhe përmbajnë zbulesën e Zotit. Kisha, në bazë të radhitjes, e ka caktuar kanonin e shkrimit: kanoni i Dhiatës së Vjetër dhe kanoni i Dhiatës së re. b) Kanonet kishtare, rregullat, dispozitat sa i përket etikës së krishterë, liturgjive, disiplinës, murgjërisë, organizimit kishtar dhe juridiksionit, të cilat i kanë aprovuar kuvendet e peshkopëve apo të nivelit vendor. Në mënyrë të përgjithshme kanonet paraqesin ligjet kishtare, të cilat formojnë lëndën e të drejtës kanonike. c) Kanoni i mëngjesit përbëhet nga disa këngë, të formuara në bazë të nëntë këngëve biblike, të cilat këndohen në pjesën e dytë të mëngjesit dhe përfshijnë psalmet: 148, 149. 150), kurse formimi i tyre i përshkruhet Shën Andreut (shek. VII-VIII). Kanoni është një lloj poeme, e cila përbëhet nga shumë tropare. Kanoni përbëhet nëntë ode, por ka kanone me katër ose tre ode. Çdo ode e kanonit ka një irmos dhe disa tropare. Irmosi bashkon troparet e tjerë të odes. Në krye të çdo kanoni vihet një arkostih ose emri i shkruesit të kanonit. Në krye të çdo ode vihet një irmos i veçantë që quhet zbritësore (katavasi). Ky himn këndohet në mes të kishës, pra psalti zbret nga froni prandaj quhet zbritësore.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]