Karafili me prejardhje nga Evropa e Mesme, lartësia e bimës 15-20cm me rritja të gjerë, që lulëzon në qershor- gusht, luluja ka ngjjyra të larmishme dhe gjethe heshtore.Në verë arrin pikën kulminante të tij.Gjatë fazave të hershme të rritjes e përshkruajmë si një bimë me gjethe të vogla të ngjashme me ato të barit të zakonshëm, të gjelbra ose të disa cv të kaftë.Në kohën e lulëzimit prezantohen shumë bukur.Në kërcejtë e hollë që janë të shumtë rriten 3-5 lule me renditje të njohur karafilorëve pesëpetalshe të secilës prej tyre.Ngjyra e luleve është e kuqe e sipas varieteteve shprehet në nuanca të ndryshme p.sh rrethohen nga një vijëzim i këndshëm i zi.Gjethet e katërta në të përhimët dhe të holla mbulojnë shumë dendur kërcejtë të cilët në maj rriten dhe zakonisht degëzohen në dysh duke i mbajtur nga dy lule.Pamja e tyre është shume interesante, me forma të çara e puplore.Madhësia e luleve tek disa është e konsiderueshme.Ngjyrat e kuqe dhe rozë shprehen këndshëm pothuaj me të gjitha variantet e mundshme të tyre.
[cite]