Livando

Livando me prejardhje nga Greqia mer lartësi trupore 30-50cm, me rritje të gjerë me shumë kërcej, lulëzon në korrik-gusht, lulja ka ngjyrë kryesisht vjollcë dhe gjethe lineare.Lulet janë kudo të njohura.Në shtetet perëndimore kanë zënë vend në kopshte ashtu sikur qepët në bahçe.Për nga ndërtimi Lavanda është me gjethet e holla e të dendura kanë ngjyrë të argjendtë në të përhimët.Lulet e vogla janë të vendosura në forme kalliri në kërcej të hollë e të gjatë.Ngjyra e tyre është zakonisht vjollce, por mund të jetë edhe bojëqielli, rozë e rrallëherë e bardhë.Lavandat janë të njohura mirë për aromën e tyre dhe kanë përdorim shume të madh në kozmetikë.

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Livando" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/livando

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Error: reCAPTCHA Site Key is missing. Please configure it in the settings.