Karmelitët
Karmelitët e kishin prejardhien nga asketët që kishin banuar në malin Karmel, të ngritur nga profeti Ilia. Rend asketësh. Vite më vonë u sqarua se ky urdhër, ishte formuar nga kryqtari Bertoldi nga Kalabria, i cili ndërtoi së bashku me disa shokë të tij, një numër kasollesh në malin Karmel në Palestinë, më 1156. Të detyruar nga saraçenët, ata u larguan nga Palestina dhe u vendosën në Evropë ku u përfshinë në urdhërin e murgjve lypsarë me emrin Urdhëri i Shën Marisë të Malit Karmel. Ngjyra e veshjeve të murgjve karmelitë është e gështenjë. ekziston edhe rendi i zbathur si dhe rendi femrave të karmelitëve.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]