Kartusianët
Kartusianët quhen kështu nga emri i një shkretëtire e quajtur Cartusium, pranë qytetit Grenobel në Francë. Urdhëri u themela në vitin 1086, nga murgu Bruno i Kolonies. Ky i fundit, i skandalizuar nga imoraliteti i klerit katolik dhe veçanërisht i episkopit të tij, u tërhoq bashkë me disa miq në atë vend të shkretë dhe krijoi këtë urdhër monakal, i cili karakterizohej nga një asketizëm i skajshëm. Aktivitetet kryesore të urdhërit qenë: falja, kopshtaria, kopjimi dhe transkriptimi i librave. Visheshin me rroba të ashpra, ushqeheshim me pak bukë, hanin fruta dhe pinin vetëm ujë. Murgjit e këtij urdhëri nuk kanë qënë kurrë të shumtë, por duhet theksuar se shumë prej tyre, kanë qënë personalitete të shquara kishtare.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)