Katakomb

Katakomb

(latinisht catacomba) Katakomb “ad Catacombas” u përdor për herë të parë në vitin 354 në varrezat e Shën Sebastianit, të cilat ndodhen jashtë mureve të Romës, pranë Via Apias, ku sipas traditës janë varrosur lipsanet e Apostull Pjetrit dhe Pavlit. Pikërisht që nga kjo kohë të gjitha varrezat e nëndheshme u quajtën katakombe. Ato shërbenin për grumbullimin e të krishterëve në ditë të veçanta për të përkujtuar martirët dhe jo për të celebruar Liturgji Hyjnore. Forma arkitektonike dhe atmosfera brenda katakombeve nuk kanë qenë të përshtatshme për qarkullimin e lirë dhe grumbullimin e besimtarëve në një kohë relativisht të gjatë siç e kërkonin shërbesat e shenjta (leximi i teksteve, lutjet dhe celebrimi i Liturgjisë Hyjnore). Katakombet më të famshme janë ato të Romës. Deri më sot janë zbuluar rreth 50 varreza të nëndheshme në një thellësi prej 10-20 metrash. Në katakombet e Romës gjenden rreth një milion varre të krishterësh.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Katakomb" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/katakomb-2