Katarët

Katarët u dukën në shekullin XI, në Veri të Italisë dhe në Jugun e Francës dhe u përhapën me shpejtësi në mbarë Evropën Jugore, që nga Deti i Zi dhe deri në Oqeanin Atllantik. Historia e kristianizmit i njeh me emra të ndryshëm: bullgarë ose bugret publikanë, paterenë, sepse recitonin shumë “Ati ynë që je në Qiell” etj. Doktrina e katarëve ishte dualiste dhe shëmbëllente me sektin e bogomilëve dhe të pavlicianëve. Shumë prej tyre e linin veten të vdisnin urie. Përveç pagëzimit katarët nuk pranonin asnjë mister. Ata kishin hierarki kishtare në episkopë dhe dhjakonë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]