Kirili i Aleksandrisë

Kirili i Aleksandrisë

(greqisht: Κύριλλος Αλεξανδρείας) Kirili i Aleksandrisë (375-444) ka lindur në vitin 370 në Aleksandri. Nikodhim Agjirioti në sinaksarin e tij thotë se Kirili ka jetuar në vitet e mbretërisë së Teodosit. Prindërit e tij ishin shumë shprestarë. Në kujdesin e xhaxhait të tij, Teofilit të Aleksandrisë, Kirili studioi teologji dhe filozofi. Gjatë periudhës së ushtrimit të tij në shkretëtirë u lidh me asketin e famshëm Isidor Pilusiotin, të cilin e nderonte shumë. Rreth vitit 400 u hirotonis dhjak e më pas prift nga Teofili i Aleksandrisë. Në vitin 412 u fronëzua Patriark i Aleksandrisë. Sapo hipi në fron përzuri nga perandoria heretikët dhe skizmatikët novatianë. Kur u bë Sinodi III Ekumenik në Efes, në vitin 431, Kirili ishte kryetar dhe kontribuoi në kundërshtimin e herezive të Nestorit. Kirili u shqua si teolog i madh dhe mbrojtës i ortodoksisë kundër nestorianizmit. Kirili vdiq në vitin 444. Kisha e shpalli shenjt dhe kujtimin e tij e kremton më 9 qershor. Shkrimet: a) Dogmatike. 1) Libri i thesareve rreth Trinisë së Shenjtë dhe të njëqenëshme, e cila përbëhet prej 35 kapitujsh dhe është shkruar rreth viteve 420- 425. 2) 12 anatemat kundër Nestorit që u shkruan në vitin 430. b) Fjalime. Kanë shpëtuar 22 fjalime të Kirilit të Aleksandrisë, të cilat i ka mbajtur në Efes dhe Aleksandri. c) Letrat. Kanë shpëtuar 29 letra paskale, të cilat janë shkruar ndërmjet viteve 414-442. Letrat flasin për tema praktike dhe morale.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Atë Justini, Kirili i Aleksandrisë, Ngjallja, janar 2005, faqe 10.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]