Kodikët

Kodikët

(greqisht: κώδικας) Kodikët janë libra që përmbajnë shkrime të shenjta agjiografike e jetë shenjtorësh. Ata konsiderohen si dëshmitë më të hershme të historisë së shkrimit. Përsa i përket përmbajtjes, kodikët janë një kompleks i vlerave shpirtërore. Kodikët u shkruan kryesisht prej shekujve VI-XVIII. Pothuajse të gjithë përfaqësojnë dorëshkrime me përmbajtje biblike e liturgjike, jetë shenjtorësh dhe histori kishe. Në Kodikët e shekullit XII e këndej ka edhe të dhëna etnografike.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Kodikët" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/kodik%c3%abt