KODIKU I 40-TË, I BERATIT
(ÇËSHTJE MURGJËRIE DHE TËNDRYSHME)
Materiali: Pergamenë.
Përmasat: 25 x 17.5 cm.
Sasia e fletëve: 122.
Grafia: E tipit të vonë, shkruar në një kolonë, në ngjyrë të errët, me 33-34 rreshta për
kolonë.
Kapakët: Të vënë nga restauratorët e AQSH.
Dëmtimet: Kodiku nuk i ka as fletët fillestare, as ato të fundit. Fleta 1, në të dy faqet, ka
vende me tekst të fshirë; kjo vazhdon dhe në fletën 6 verso, 7 recto, 9 recto, në fletën 10
verso, në fletën 14 verso. Fleta 38 është e palexueshme në mjaft rreshta. Fleta 45 verso, si
dhe fleta 117 sipër në të katër rreshtat e para janë brejtur në disa pjesë të pergamenës, duke
dëmtuar leximin. Fleta 122, që është e fundit, në disa vende është brejtur nga pak, kurse
faqja verso ka mjaft fjalë të zhdukura nga fshirja.
Fletët e këtij kodiku janë prej pergamene të dobët dhe me pjesë të prera si anash dhe në mes
të shumë fletëve. Këto prerje mund të kenë ndodhur para se të shkruhet teksti. Gjithashtu
nuk ka asnjë stolisje.
Tituj të lëndës së kodikut:
Fleta 1-16: Pjesë pa titull.
Fleta 19-21: Mbi dy gra.
Fleta 21-22: Mbi Serapionin.
Fleta 22-41 verso: Fillimi i tregimeve.
Fleta 41 verso-43: Mbi rrënimin e Jeruzalemit.
Fleta 43-44: Mbi Paladiun.
Fleta 44-45-verso: Mbi Eulogun.
Fleta 45-48-verso: Mbi Visarionin.
Fleta 48 verso-49: Mbi vëllain që ka rënë dhe është mundur.
Fleta 49 verso-50 recto-55 recto: Sipas të lumturit Dhosithe, që u bë së pari nxënës i Doriteut.
Fleta 55-64: Logos i atit tonë Dhorotheut, mbi ndarjen në shkallë të ndryshme ose mbi mohimin.
Fleta 64: Isidor Pilusioti mbi paracaktimin.
Fleta 64-66: Kufijtë, caqet e peshkopit trashëgues.
Fleta 66-68: Mbi dorëzimin e mbretërisë.
Fleta 68-69 recto: Mbi çështje të rrëfimit.
Fleta 69 recto-70 verso: Mbi të filluarit e shkrimeve të shenjta.
Fleta 70-72 recto: Cilat janë metodat e të ligut.
Fleta 72-73 verso: Mbi qetësinë.
Fleta 73-75: Mbi pasionin që të arrish lavdi të kotë.
Fleta 75-77: Logos këshillues.
Fleta 77-82: Mbi ata që kanë rënë për shkak pakujdesie ose mëkati.
Fleta 82-109: Logos asketik, pyetje e përgjigje atit tonë Maksim.
Fletët 109-111: Mbi një grua në një ujdhesë bashkë me djalin e saj.
Fletët 111-115: Mbi dy vëllezër fshatarë.
Fletët 116 verso 119: Titull me shkurtime, fraza të palexueshme.
Fletët 119-122: Mbi murgun që gjendej në një ujdhesë, të cilit i erdhi mysafir një saraçen me
emrin Abraham (Avraam).
Fleta 122: Titulli bën fjalë për një Mario, por nuk lexohet dot.
Duke u mbështetur në grafinë e tipit të vonë, kodiku në fjalë duhet t’i atribuohet kohës nga
fundi i shekullit të 13-të deri në gjysmën e parë të shekullit të 14-të.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve