KODIKU I 48-TË, I BERATIT
(MINEJ SINOPTIK, TRIODH DHE LUTJE KULTI)
Materiali: Letër.
Përmasat: 21 x 15.2 cm.
Sasia e fletëve: Nga ky kodik janë ruajtur vetëm 99 fletë.
Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë kafe të errët.
Kodiku përmban përkujtimore gati për gjithë shenjtorët, duke i cilësuar: martirë,
oshënarë ose etër, për çdo ditë të 12 muajve të vitit, duke përmendur dhe festat e mëdha të
vitit të krishterë.
Duke qenë se kisha kishte si fillim të vitit 1 shtatorin, renditja e shenjtorëve dhe e shërbesave
përkatëse fillon me shtatorin. Këtu po vemë numrin e fletëve, në cilat fletë fillon e mbaron çdo
muaj, si pason:
Shtatori fillon me datën 18 të muajit dhe mbaron me datën 26 të muajit, duke u përshkruar në
fletët 1 dhe 2. Fletët që kanë pasur ditët e para dhe të fundit të muajit janë zhdukur.
Tetori fillon me datën 20 të muajit dhe mbaron në datën 31, duke u përshkruar prej fletës 3
recto deri në fletën 5 recto.
Nëntori fillon në fletën 5, me ditën 1 të muajit dhe mbaron në fletën 9 verso, me datën 30 të
muajit.
Dhjetori fillon në fletën 9 verso, me ditën 1 të muajit, deri më 31 dhe mbaron në fletën 15
verso.
Janari fillon me datën 1, fleta 15 verso, dhe mbaron me datën 31, në fletën 20 recto.
Shkurti fillon me datën 1, fleta 20 verso, dhe mbaron në fletën 25 recto, me datën 29.
Marsi fillon në fletën 25 verso, me datën 1, dhe vazhdon deri me datën 6 të muajit. Këtu ka
ndërprerje, marsi rifillon me datën 9 dhe vazhdon deri me datën 13, rifillon me datën 20 dhe
vazhdon deri më datën 25. Ky muaj mbaron me datën 26.
Prilli fillon me datën 1 të muajit në fletën 26 recto dhe vazhdon deri me datën 11 të muajit, po
në fletën 26 recto. Rifillon me datat 22, 23, 25, 26, ndërpritet dhe mbyllet me datën 30, në
fletën 27 verso.
Maji fillon me datën 1, fleta 27 verso, dhe mbaron me datën 31, fleta 32 recto.
Qershori fillon me datën 1, fleta 32 verso dhe mbaron me datën 30 të muajit, fleta 37 verso.
Korriku fillon me datën 1 në fletën 37 verso dhe mbaron me datën 30 në fletën 42 recto.
Gushti fillon me datën 1 në fletën 42 verso dhe mbaron në datën 31 në fletën 47 verso.
Pas minejit sinoptik fillon libri i triodhit, poezitë për të dielat, me këtë renditje:
E Diela e Publikanit dhe Fariseut, fleta 47 verso.
E Diela e Djalit Plagprishës, fleta 48 recto.
E Diela e të Lidhurave, fleta 48 recto.
E Diela e quajtur e Bardhë, fleta 48 verso.
E Diela e Djathit, fleta 48 verso.
E Diela e Ortodoksisë, fleta 49 recto.
E Diela e dytë e Kreshmëve, fleta 49 recto.
E Diela e tretë e Kreshmëve, fleta 49 verso.
E Diela e Kryqit, fleta 49 verso.
E Diela e katërt e Kreshmëve, fleta 50 recto.
E Diela e pestë e Kreshmëve, fleta 50 recto.
E Shtuna e Lazarit, fleta 50 verso.
E Diela e Dafinës, fleta 50 verso.
Java e Madhe, fleta 50 verso.
E Diela e Pashkës, fleta 51 verso.
E Diela e Thomait, fleta 51 verso.
E Diela e Mirëprurësve, fleta 51 verso.
E Diela e Ulokut, fleta 51 verso.
E Diela e Samaritanes, fleta 52 recto.
E Diela e të Verbërit, fleta 52 recto.
E Diela e Etërve të Shenjtë, fleta 53.
Pendikostia (pesëdhjetorja), fleta 53.
E Diela e Gjithë Shenjtorëve, fleta 53.
Prej fletës 53 verso deri në fletën 87 dorëshkrimi ka poezi që mund të përdoren në të gjitha
festat e vitit.
Prej fletës 88 deri në fletën 91 verso, në një pjesë pa titull, me sa duket ka porosi për murgjit.
Prej fletës 92 dorëshkrimi ka porosi për murgjit. Kjo vazhdon deri në fletën 99, e cila është e
fundit. Prej këtu ky tekst është ndërprerë.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

[cite]