KODIKU I 59-TË, I BERATIT
(TRIODH)
Materiali: Letër
Përmasat: 28 x 22.
Sasia e fletëve: 268.
Teksti: Në një kolonë.
Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë kafe të errët. Shënimet janë në ngjyrë të kuqe.
Kodiku përmban lutje, psalme e poezi të kreshmës së madhe. Ndër këto është dhe pjesa
fillestare e poezisë në prozë të himnit akatist. Pjesët e tjera të këtij himni janë zhdukur.
Gjithashtu dhe shumë pjesë të fillimit të triodhit janë zhdukur. Triodhi nuk ka as fillim, as
mbarim. Pjesët që ruhen nuk cilësohen se për cilat të diela lexohen. Këtu shënohet numri i
psalmit që lexohet, por nuk shënohet kur, në cilën të dielë ose në cilën ditë lexohet. Ka lutje të
mbrëmjes e të mëngjesit që lexohen në kishë, por nuk cilësohet në cilën të dielë ose ditë
lexohen. Nga përmbajtja e lutjeve kuptohet se ato janë të së Dielës së Kryqit, ose të së
Premtes, të meshimit të së Dielës së Katërt. Duke mos pasur titujt e festës, nuk jepet të
kuptohet sa fletë janë zhdukur në fillim dhe sa në mbarim.
Ruhet vetëm kapaku i fundit, i vjetër, i brejtur nga mola. Kapakët e rij janë veshur nga arkivistët.
Në bazë të paleografisë së tekstit kodiku ka të ngjarë t’i atribuohet fillimit të shekullit të 15-të.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve