Kolona gjeologjike

Pas një shekulli e gjysmë studimesh gjeologjia dha një panoramë të detajuar, ndonëse akoma të paplotësuar krejtësisht, të historisë së Tokës për një miliardë vjetët e fundit. Tre ose katër miliardët e parë janë të mbështjellë me mister.

Ato që të bëjnë të mendosh se si mund të ketë lindur planeti ynë dhe se si mund të jenë formuar toka dhe oqeani nuk janë veçse disa gjurmë fare të lehta; por rreth dy miliardë vjet më parë, siç mendojnë gjeologët, kontinentet dhe detet arritën në diçka të ngjashme me formën e sotme të tyre dhe në to u shfaqën, ndoshta më shumë në dete, disa organizma me një ndërtim të thjeshtë. Që nga ajo kohë kane ndodhur shumë shndërrime gjeologjike mjaft të ngjashme me ato në të cilat marrim pjesë edhe ne sot. Historia e Tokës mund të ndahet në epoka. Kufijtë ndërmjet tyre nuk janë gjithnjë të pastra, por çdo epokë ka ekzemplarët e saj të bimëve dhe të kafshëve tipike. Secila përcaktohet nga një ngjarje e rëndësishme gjeologjike si, për shembull, nga shpërthime të aktivitetit vullkanik, ndryshime të klimës, formime të vargmaleve, ngritje ose fundosje të tokës. Ngjarje të tilla, duke përcaktuar ndryshime në kushtet e jetës, shkaktojnë herë-herë zhdukjen e disa formave të jetës shtazore e bimore dhe shfaqjen e disa llojeve të reja. Epokat, nga ana e tyre, ndahen në periudha. Këto hapësira kohe, më të shkurtra, u veçuan nga njëra-tjetra, si edhe epokat, në përputhje me ngjarjet më të rëndësishme. Lista e epokave dhe e periudhave, e ngjarjeve dhe e ndryshimeve më të rëndësishme në format e jetës, njihet me emrin «kolona gjeologjike».

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]