Kori i Kishës së Ungjillëzimit

Kori i Kishës së Ungjillëzimit

Kori i Kishës së Ungjillëzimit në Tiranë është krijuar nga Dhimitër Beduli. Anëtarët e korit deri në mars 1967 kur u ndalua besimi qenë: Irini Gjoka, Anthulla Markidhi, Mariana Trebicka, Keti Cico, Gallata Kota, Tefta Kuqi, Enrieta Afezolli, Vasilika Murani, Zana Mata, Marika Simaku, Violanda Xhumetiku, Pandora Karakosta, Leni Dhama, Thanas Shkurti, Kristaq Tasho, Niko Zaharija, Themistokli Bimbli, Themistokli Jorgoni, Andrea Botka, Stavri Kondi, Nonda Rusi, Thoma Frashëri. Në qershor 1991 Kancelari i Kishës së Shën Gjergjt në Boston, Atë Artur Liolini, i shoqëruar nga Dhjakonët Denis Schutte e Viliam Poist vizitoi kishën, ku u pritën nga klerikët dhe besimtarët e pranishëm. Atë Arturit i bëri përshtypje kori i kishës, i cili sapo ishte ngritur me kontributin e Xhorxhi Doçit. Ky i fundit kishte grumbulluar disa këngëtarë nga Teatri i Operas dhe Baletit dhe nën drejtimin e dirigjentit Eno Koço kishin filluar të mësonin himnet e Liturgjisë Hyjnore. Me largimin e Eno Koços për në Londër, dirigjimin e korit e mori Petrika Trako. Ky i fundit më 2 gusht të vitit 1992 u tërhoq nga drejtimi i korit për t’i lënë vendin Milto Vakos. Kori i Katedrales së Ungjillëzimit përbëhet nga këngëtarë profesionistë si për shembull: Pandi Zguro, Gjergj Sulioti, Shpresa Terezi, Niko Vasili nga artistë veteranë si Drita Papajani, Tefta Kuqi, Kristaq Tasho, Keti Cico, nga të rinj si Sofika Kola, Lira Milla, Ekaterina Bushaka, Romeo etj. Repertori përbëhet nga pjesë kishtare të kompozitorëve orthodhoksë si Çajkovski, Imzot Noli, K. Lara, Th. Gaqi. Këta dy të fundit kanë kompozuar pjesë që këndohen për Pashkë. Disa nga pjesët që këndohen në Liturgjinë Hyjnore janë “Himni Keruvik”, “Mëshirë paqeje” etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Dhimitër Beduli, Vlash Dhora, Kostandin Mara, Shënime për bashkësinë ortodokse të Tiranës, Nereida, Tiranë 2007, faqe 24.
2-Kristina Hanxhari, Për mua përsosja do të ishte krijimi i korit me zë engjëllor, Ngjallja, dhjetor 1994, faqe 4.

Besimi — Ortodoks

[cite]