Kriptokristianizmi

Kriptokristianizmi

Kriptokristianizmi shprehet me fenomenin kur individë, familje apo edhe krahina të tëra shpallin publikisht se e kishin braktisur krishterimin, ndërsa brenda familjeve vazhdonin në fshehtësi të praktikonin zakonet fetare sipas traditës. Kriptokristianët ose siç quhen ndryshe të krishterët e fshehtë në jetën shoqërore paraqiteshin me emrat myslimanë, ndërsa në jetën familjare ruanin traditat ortodokse. Rasti më tipik i ushtrimit të kriptokristianizmit është ai i të krishterëve të Shpatit në rrethin e Elbasanit. Kriptokristianizmi në këtë trevë filloi nga fundi i shekullit XVII dhe vazhdoi deri nga fundi i shekullit XIX. Kriptokristianët kishin dy emra, një të krishterë dhe tjetrin mysliman. Nga paraqitja e jashme silleshin si myslimanë, por brenda tyre ata e ndjenin veten të krishterë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Dhori Qiriazi, Krishterimi në Shqipëri, Argeta LMG, Tiranë 2000, faqe 148.
2-Mitropoliti i Korçës Joani, Kriptokrishterimi në Shqipëri, Kumtesa e mbajtur në Simpoziumin 2000 vjet art dhe kulturë kristiane, Tiranë, 2000.
3-Edith Durhamm, Brenga e Ballkanasve, Algerta LMG, Tiranë 1998, faqe 309-31.

Besimi — Ortodoks

[cite]