Krishtlindjet
(greqisht: Χριστούγεννα) Krishtlindjet Në ditën e Krishtlindjeve besimtarët ortodoksë kremtojnë lindjen e Shpëtimtarit Krisht, i cili u bë njeri për shpëtimin e botës. Në katër shekujt e parë të krishtërimit Krishtlindjet kremtoheshin së bashku me Ujin e Bekuar. Më vonë u përcaktua data 25 dhjetor, për të kundër ballancuar festimin pagan të Diellit të Pamposhtur. Kisha e vendosi këtë të kremte në mënyrë të ndërgjegjshme, për të mposhtur besimin e rremë të paganëve. Krishtlindja është lindja në mish e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]