Kryqëtar
Ushtarët e kryqëzatës dalloheshin nga një kryq i kuq, që kishin qepur në supin e petkut të jashtëm. Papa kërkoi jo vetëm dërgimin e forcave ushtarake për të ndihmuar bizantinët, por edhe krijimin e organizimin e ushtrisë papiste, simboli i së cilës do të ishte kryqi dhe udhëheqës përfaqësuesi i papës. Me mijëra njerëz betoheshin, se do të ngrinin kryqin për të shpëtuar djepin e krishterimit. Në krye të këtyre turmave popullore, papa Urbani II vendosi disa krerë feudalë, për të drejtuar operacionet luftarake. Ndër ata që pranuan të merrnin pjesë ishin: duka i Normandisë, duka i Leronës, Bohemodi i Tarantos etj. Ndërsa turma popullore ishte e frymëzuar nga një ndjenjë e kulluar besimi fetar, disa nga prijësit e kishin “marrë kryqin” me paramendim që të përvetësonin toka të begata në lindje dhe të bëheshin dukë ose kontër sipas modelit perëndimor.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Jacques Le Goff, Qytetërimi i perëndimit mesjetar, Toena, Tiranë 1998.