Kufilma

Kufilma

(latinisht: Symphytum officinale)

Përdorimi:
Rrënjët e thara të kufilmës (emra të tjerë: kuferma, lulevathi) përdoren si drogë. Është bimë shumëvjeçare, e përhapur në vende të lagështa dhe të freskëta. Lulëzon në maj-korrik. Ka veprim të lehtë laksativ; nga jashtë qetëson dhimbjet, ndihmon në ripërtëritjen dhe shërimin e plagëve; përdoret kundër kollës etj.

Përgatitja:
1-2 lugë kafeje me rrënjë kufilme të copëtuara hidhen në 1 gotë ujë dhe përzierja zien 5-10 minuta, lihet në qetësi për 30 minuta. Mund të pihen 1-3 doza të tilla në ditë.
Edhe si pluhur mund të përdoret, pihen 1-3 lugë çaj me pluhur rrënje, me pak ujë. Çaji që përdoret nga jashtë përgatitet më i fortë, raporti është 4-5 lugë kafeje/1 gotë ujë.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Andreas Eichler, CC BY-SA 4.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=39302800

[cite]