LËVIZJA SULMUESE
✤ Formë emulacioni socialist (shih), që lindi pas Çlirimit të vendit dhe vendosjes së pushtetit popullor. Fitimi i titullit «Sulmues» u bë çështje nderi e lavdie. Në vitin 1960 u shndërrua në «Lëvizje e punës socialiste®, e cila përfshin jo vetëm individë, por edhe jskuaara, hrigada e kolektiva të qendrave të punës e të prodhimit. Më vonë lindën shumë lëvizje sulmuese, që përfshijnë gjithë sektorët e jetës sonë. Këto lëvizje kanë luajtur e luajnë një rol të rëndësishëm si për rimëkëmbjen e vendit të shkatërruar nga lufta, ashtu dhe për zhvillimin soeialist të tij.
(D.Dy.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lëvizja Sulmuese
[cite]