LËPUSHA
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës, në pjea.ë’U VL të zonës së Kelmendit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Tamarë (shih). Banesat e para janë ngritur rreth viteve 1900. Është fshat me bukuri të rrallë natyrore. Ndodhet në lartësinë 1400 m, rrethohet nga male të larta si Trojani, Bjeshkët e Namuna etj. Përshkohet nga një lumë i vogël i quajtur Sheu i Lëpushës, që shfrytëzohet për ujitje dhe për sharrat e drurit. Këshilli NÇ u ngrit më 1944. Kolektivizimi i hujqësisë është bërë më 1966. Ka drejtim kryesor blegtorinë: dhentë, lopët dhe njëthundrakët, kultivohet patatja. L. ka shkollë të ciklit të ulët, vatër kulture e qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Pranë L. është qendra e shfrytëzimit pyjor në Budaç.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lëpusha
[cite]