LAÇI VASIL
✤ (1922-1941). I ri patriot antifashist, atentator i guximshëm, Hero i Popullit. Lindi në Piqeras të Sarandës në një familje atdhetare. Që në moshë të re u detyrua të punonte si hamall në Sarandë e Durrës, më vonë si shërbëtor në një hotel të Tiranës. I shtyrë nga urrejtja për pushtuesit fashistë italianë, qëlloi pesë herë me revolver kundër perandorit të Italisë, Viktor Emanuelit III, në rrugën e Durrësit (sot «Kongresi i Përmetit»), në Tiranë më 17.5.1941, Atentati i V.L. ishte fillimi i kryengritjes së madhe që po përgatitej. Qëndroi i papërkulur në tortura, gjyqi ushtarak fashist e dënoi me vdekje, u ekzekutua me varje në Tiranë, më 27.5.1941.
(F.La.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Laçi Vasil
[cite]